Një ish-zyrtare policore ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj, dhe më pas edhe vetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan, në lagjen “Bojanina”, dhe rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria.

Kjo e fundit ka dhënë veç inicialet V.B, por aty bëhet fjalë për policen Valdete Bllaca e cila ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e saj.

Në këtë tragjedi të rëndë ka mbetur i vrarë Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare.

Këta janë vëllezërit Blerim dhe Fisnik Bllaca që mbetën të vrarë sot:

Blerim Bllaca, i vrarë sot në Gjilan

Fisnik Bllaca, i vrarë sot në Gjilan

Në vendin e ngjarjes Prokuroria thotë se menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

MUND TË JU PËLQEJNË