Dy shtetas të Kosovës dyshohet se gjenden nën rrënojat e një hoteli në Durrës.

Informacionin e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani i cili ka thënë se ekipet emergjente janë duke bërë maksimumin që të njëjtit të lokalizohen dhe të shpëtohen.

Bëhet fjalë për Shemsedin e Isa Abaz nga fshati Livoç i Gjilanit.

Ata përmes Facebookut kanë bërë një të ashtuquajtur “Check In” në njërin prej hoteleve në qytetin e Durrësit.

MUND TË JU PËLQEJNË