Shqiptarët kanë arritur në depërtojnë në industrinë e muzikës, aktrimit, modës në mbarë botën.

Offizielle Deutsche Charts (Listat zyrtare gjermane) publikuan edhe listën e 100 këngëve më të dëgjuara në Gjermani dhe artistët shqiptarë renditen në top 10.

Vendin e parë e zë Loredana me bashkëpunimin e saj më Juju, me këngën e titulluar ‘Kein Wort’, e cila momentalisht numëron më se 10 milionë klikime në Youtube, një javë pas publikimit.

Në vendin e gjashtë renditen edhe reperi me prejardhje shqiptare me bazë në Gjermani, Dardani me projektin e tij “6 am”.

Në vend të tetë renditet DJ nga Ferizaj, Dj Regard me mega hitin e tij “Ride It”, projekt i cili ka zënë vend në shumë top lista botërore.

MUND TË JU PËLQEJNË