Reperi i njohur kosovar Mozzik, është njëri nga artistët që bëri bujë të madhe që prej daljes së parë në tregun muzikor, po ai u përfol së fundmi edhe për jetën private për shkak të ndarjes nga gruaja e tij Loredana Zefi, shkruan Kosovarja.


Ata kanë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hana, e që pas ndarjes së tyre vogëlushja është nën kujdesin e nënës.

Pas shumë angazhimeve që i ka pasur Mozzik gjatë këtyre ditëve, ai ka vendosur që ti kushtojë kohë edhe vajzës, duke e mar në shtëpi.

Ai nuk hezitoj që këtë moment të lumtur ta ndajë edhe me fansat, duke shkruar në mbishkrimin e fotos : “Jeta ime. Pllumi jem i vogël Hana”, e të dy janë shfaqur të buzëqeshur përkrahë njëri-tjetrit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË