Çifti i këndshëm Albatrit dhe Egzona Muçiqi janë vazhdimisht pjesë e mediave rozë.

Jeta e tyre është gjithmonë kureshtare për publikun, për të cilin çifti janë shumë të dashur, shkruan “Kosovarja”.

Albatriti u bë i famshëm me profesionin e këngëtarit, kurse krah tij publiku e njeh edhe Egzonen, e cila ka edhe biznesin e saj.

Ata duken të rinjë, mirëpo janë familje e madhe, prindër të tre fëmijëve.

Krahas angazhimeve në karrierë, çifti gjejnë kohë për të kaluar bashkë, bëjnë shëtitje të ndryshme e relaksohen.

Së fundi vijnë me një selfie të realizuar nga Egzona, e cila është rregulluar bukur për të dalë me Albatrin./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË