Ky burrë në Tajlandë ka një lidhje të fortë me një elefant, i cili vrapon për ta shpëtuar atë.

Disa kafshë janë më inteligjente se disa të tjera – dhe elefanti njihet si kafsha më e mençur në mbretërinë e kafshëve.

Këto krijesa të mëdha kanë lloje të ndryshme ndjenjash, si të dashurisë, lumturisë, tërbimit dhe pikëllimit, transmeton Gazeta Express.

Ndjenja të tilla janë të dukshme edhe tek elefantët e rinj. Videoja e publikuar në YouTube ka më shumë se 11 milionë shikime.

Shumë shikues mbetën të prekur nga gjesti i elefantit. Nëse një elefant mund të tregojë dhembshuri për një person, a s’do të duhej që edhe njerëzit të tregojnë të njëjtën për kafshët që jetojnë në këtë planet?

MUND TË JU PËLQEJNË