Miriam Cani është një këngëtare mjaft e suksesshme që rrugëtimin e saj në muzikë e ka nisur qysh nga mosha 5 vjeçare, ajo përpos muzikës ka qenë e angazhuar paralelisht edhe me kërcimin dhe pianon.

Ajo njihet edhe për lidhjen e saj tash e shumë kohë me këngëtarin e njohur Alban Skenderaj me të cilin kanë krijuar familje së bashku.

E së fundmi ajo ka publikuar një fotografi të bukur ku tregon se ka filluar pushimet.

Madje me shaka Miriami shkruan: “Këmbën e kam 36 po duket nga perspektiva kaq e madhe”.

Ndër të tjera, projekti i fundit muzikorë nga ajo erdhi në bashkëpunim me bashkëshortin e saj Albanin të cilët sollën këngën ‘Duamë’ e cila u prit shumë mirë nga publiku. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË