Enët e djegura nga gjellët mund të pastrohen dhe të shkëlqejnë duke përdorur një trik të thjeshtë.

Këtë trik të lehtë dhe të thjeshtë mund ta përgatitni duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

Mbushni tenxheren ose tiganin e djegur me ujë dhe e vendosni në zjarr të ziejë. Shtoni më pas 2 lugë sodë buke.

Nëse tenxherja është shumë e madhe, mund t’ju duhet dhe 1 lugë tjetër me sodë buke. Sapo të keni hedhur sodën në ujin e vluar, e përzieni me një lugë druri.

Kujdes: Nuk duhet të përdorni lugë tjetër përveçse të drurit.

Me lugën e drurit fërkoni pjesën e djegur dhe do të shihni sa lehtë do të pastrohet tenxherja.

Pas pak minutave, tenxherja juaj do të bëhet si e re. Sapo të jetë hequr e gjithë pjesa e djegur dhe të jetë pastruar plotësisht, tenxheren mund t’a lani dhe një herë në fund me ilaçin e enëve.

MUND TË JU PËLQEJNË