Elita Rudi dhe Gjiko 6 muaj më parë u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë Zëri.

Çifti ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe vazhdimisht kanë publikuan foto dhe video të vogëlushit.

Pas angazhimeve të shumta me projektet e reja muzikore dhe koncertet pafund, Gjiko ka gjetur së fundmi pak kohë për të kaluar me djalin e tij. Ai ka publikuar në Instastory një video ku shihet duke biseduar me Zërin.

Gjiko e pyet djalin se përse e ka emrin Zëri, ndërkohë që ai nis edhe gërricet duke treguar zërin e tij. “Në dy po kuptohemi domethënë”, ka shkruar reperi pranë videos së ëmbël të djalit.

MUND TË JU PËLQEJNË