Pëllumbi ka përfunduar shkollën e mesme.

Me këngët dhe videoklipet e tij interesante ai është bërë i njohur anë e mbanë trojeve shqiptare.

Është fjala për këngëtarin mjaft të pëlqyer nga publiku, Pëllumb Hajdarin, i cili ka rrëmbyer zemrat e shumë fëmijëve dhe jo vetëm.

Ai dikur ka kënduar këngën “Sherri i vogël”, me të cilën edhe shumë njerëz e identifikojnë, mirëpo, ai “Sherri i vogël” siç e quajnë tashmë është rritur.

Pëllumbi tashmë është 17 vjeçar dhe sapo ka përfunduar shkollën e mesme.

Ai së fundmi kishte mbrëmjen e maturës, në të cilën është dukur për mrekulli.

Kjo shihet në disa imazhe që Pëllumbi i ka publikuar për ndjekësit e tij të shumtë në instagram. I veshur me kostum të zi dhe me syze, Pëllumbi duket se ka shkëlqyer në mbrëmjen e maturës.

Projekti më i njohur i Pëllumbit është “Qingji”, i publikuar në vitin 2011, i cili deri tani ka 183 milionë e 370 mijë e 828 shikime në Youtube.

Kjo këngë sot e asaj dite dëgjohet dhe vazhdon të pëlqehet nga fëmijët./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË