Ishte viti 1996 kur Diellza Kolgeci rrëmbeu kurorën e missit.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga koha kur ajo është zgjedhur femra më e bukur në Kosovë ajo ende vazhdon të qëndrojë në top formë, shkruan “Kosovarja”.

Ani pse ka gjashtë muaj kur u bë nënë për herë të parë, linjat trupore thojnë tjetër gjë.

Ajo duket aq e mahnitshme sikur të mos kishte lindur fare, kjo falë kujdesit që ka treguar pas lindjes.

Diellza u bë nënë e një vajze bukuroshe të cilën e pagëzoi me emrën Helena, sot ajo mbush 6 muaj ku Diellza ka publikuar një imazh të saj.

Vëmendje mori veshja e Helenës, e tillë si e një princeshe të vogël.

Rikujtojmë, se Diellza është e martuar me basketbollistin e njohur Fisnik Rugovën./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË