Me 17 shkurt 2008 u shënua data historike për popullin e Kosovës.

Pas sakrificave e vuajtjeve të shumta, Kosova shpalli pavarësinë e saj, shkruan “Kosovarja”.

E sot kur kanë kaluar 12 vite që nga ajo datë, qytetarët festojnë me gëzim e lot, për lirinë dhe për dëshmorët.

Fytyra të shumta publike kanë filluar qysh mbrëmë me urimet e tyre për këtë ditë.

Edhe këngëtarja e njohur drenicase Leonora Jakupi për përvjetorin e pavarësisë ka bërë një urim me një këngë e disa fjalë.

Me “ A vritet pafajësia” këngëtarja uron popullin e Kosovës “Urime Kosova ime”, ka shkruar ajo në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË