Afërdita Demaku është këngëtarja e cila kohëve të fundit po komentohet për ndryshimin që ka bërë në trupin e saj.

Ajo ka humbur shumë kilogram, ku u shëndrrua në një person tjetër, tashmë ajo ka arritur që të ketë linja trupore perfekte, shkruan “Kosovarja”.

Përveç kësaj, ajo njihet si ndër më të mirat në skenën muzikore dhe pëlqehet jashtëzakonisht shumë.

Këtë sezonë këngëtarja ka qenë e angazhuar me mbrëmje e dasma të shumta, ku kujdes të veçantë gjithmonë i ka kushtuar vetës, me fustana të llojeve të ndryshme.

Këto pamje shpesh herë kemi pas mundësinë t’i shohim në Instagramin e saj, duke postuar imazhe të ndryshme.

Në storien e fundit që ka publikuar ajo, Afërdita kishte vendosur tri emoji të zemrave përballë fotos së saj.

Kjo na bën të kuptojmë që edhe vet ajo është e kënaqur me pamjen e saj pas humbjes së kilogramëve. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË