Fatmir Spahiu i njohur me nofkën “Bufi” është aktori i preferuar pothuase i të gjitha moshave.

Ai njihet për personazhet e tij kryesisht humoristike që bëri për vete publikun, shkruan “Kosovarja”.

Talentin e tij e shfrytëzon edhe për të bërë reagime e statuse satirike për situata të caktuara në Kosovë.

Sa i përket jetës private aktori është i martuar me Zanën me të cilën kanë dy fëmijë, djemtë Lisin dhe Malin.

Çifti njihen për raportet e shkëlqyera mes vete që kanë krijuar përgjatë këtyre viteve martesë.

E sot për Fatmirin është një ditë e veçantë, ai po festoon ditëlindjen e tij të 38-të. Me këtë rast aktori ka marrë urime të shumta nga familjarë e shoqëri.

Një urim e suprizë të kendshëm mori nga bashkëshortja e tij Zana dhe fëmijët.

Po hajde more Gëzuar e përhajer për ma te mirin tonë!”, ishte fillimisht njëra storie që Zana publikoi me një fotografi bashkë me Fatmirin.

Ndërkohë që më vonë tregi suprizën që i bëri bashkë me djemtë. “Urime 38 vjet, Të duam”, ishte mbishkrimi në ëmbëlësirën që ia dhuruan për ditëlindje bashkëshortit, konkretisht babait të tyre./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË