Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj me elegancë në daljet publike.

Për t’u dukur gjithnjë atraktive dhe në top formë, Deliu – Kodra duket se kujdeset që gjithnjë të jetë e rregullt në sport.

Mëngjesin e së enjtes, ajo e nisi duke vrapuar në Parkun Gërmia të Prishtinës, si mënyrë e duhur për të nisur një ditë të mbarë me plot angazhime.

Ajo ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi nga vrapi i mëngjesit, ku shihej mjaft e përkushtuar dhe e shoqëruar nga disa miq të saj.

Përndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot(e enjte) seancë për shpërndarjen e legjislaturës aktuale, gjë e cila do t’i hapë rrugë shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË