Historia e tyre e dashurisë nisi qysh në bankat e shkollës, e cila dita-ditës u rrit duke lulëzuar. E tani kanë mbi 30 vjet jetë bashkë.

Gili dhe Ilir Berani janë shembuli më i mirë i një dashurie të pastër dhe të sinqertë, shkruan “Kosovarja”.

Përveç bashkëshortë e bashkëpuntorë në muzikë, çifti i njohur para se gjithash kanë dëshmuar se pa qenë fillimisht miq një lidhje nuk mund t’u bëjë ballë sfidave.

Me kalimin e viteve ata veç kanë forcuar dashurinë e tyre, tani dyshja e njohur kanë një jetë të lumtur bashkëshortore dhe janë prindër të mrekullueshëm të dy djemve, të cilët i shohim shpesh në imazhe të ndryshme.

E meqë gjithë artistët po shprëndajnë imazhe nga parapërgatitjet festive publiku mezi po e priste të shihnin çiftin e dashur, e të cilët me të postuar këtë foto e ndezën rrjetin.

Mirëpo, e gjithë vëmendja bie tek poza e çiftit se si Iliri akoma e mban për beli Gilin ashtu si në fillet e para të dashurisë.

Eh po, në fund të fundit ka se çfarë të mbajë, një grua shembull në çdo aspekt./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË