Një nga modelet më të bukura dhe më të përfolura shqiptare padyshim se është Oriola Marashi.

Ajo është tejet e suksesshme dhe e kërkuar në fushën e modelimit për shkak të bukurisë dhe formave të saj trupore.

Oriola është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Oriola ka publikuar disa fotografi me fustan nuserie ku duket një nuse e shkëlqyeshme, me rastin e reklamimit të fustanave.

Kujtojmë që Oriola nuk është e kërkuar vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë ndërkombëtarë.

Ajo muaj më parë kishte punuar për markën e njohur ‘Guess’.

MUND TË JU PËLQEJNË