Në rrjetet sociale kanë filluar talljet me Koronavirusin, i cili ende zyrtarisht nuk është regjistruar në Kosovë.

Koronavirus COVID-19 është një virus i cili ka përfshirë thuajse gjithë globin, i cili burimin e kishte në Kinë.

Deri më tani janë konfirmuar në total 119,132 raste dhe 4,284 prej tyre kanë vdekur, sipas sajtit ‘gisanddata’.

Aktualisht në Europë janë vetëm dy shtete që ende nuk janë prekur nga ky virus. Bëhet fjalë për Kosovën dhe Malin e Zi.

Në Kosovë tashmë kanë filluar talljet rreth këtij virusi, ku disa persona kanë treguar kreativitetin e tyre duke edituar foto të ndryshme.

Njëra ndër editimit më interesante ka qenë një fotografi e disa grave të veshura me veshje tradicionale dhe me maska në gojë.

Shumica e përshkrimeve për këtë fotografi ka qenë se kështu do të jetë këtë vit sezona verore e dasmave.

Përveç kësaj ka pasur edhe dhjetëra fotografi të tjera të edituara, që janë krijuar për të bërë shaka me Koronavirus.

Këto fotografi e qetësojnë pak edhe situatën, pasi që shumë njerëz kanë filluar që të shqetësohen më shumë se që duhet, ani pse në Kosovë ende nuk ka ndonjë rast të shënuar./gazetametro.net

MUND TË JU PËLQEJNË