Prishtina tash e sa ditë po përballet me ajrin e ndotur.

Qytetarët të revoltuar kanë reaguar në mënyra të ndryshme, pasi që kjo gjendje ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tyre.

Këngëtarja Vesa Luma ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, të cilën e kishte shkrepur nga vetura.

Ajo kishte vendosur një maskë tek goja dhe hunda, për t’u mbrojtur nga ajri i ndotur në kryeqytet.

“Nuk ka tjetër zgjedhje nëse jeton në Prishtinë”, ka shkruar Vesa.