Adelina Tahiri është një ndër personazhet më interesante, dhe emri i saj ngjall mjaft interes e kureshtje.

Kjo për shkak të martesës së saj, e cila ka vite që është martuar me njërin ndër avokatët më të pasur të Maqedonisë, shkruan Kosovarja.

Kjo martesë shkaktoi shumë paragjykime e fjalë të ndryshme kundrejt Adelinës, e cila qoftë për një moment nuk i dëgjoi çfarë po thojnë të tjerët.

Ajo jetën e saj e ka vazhduar me shumë dashuri e përkushtim, ku nga kjo martesë e saj ka tani edhe një djalë.

Kjo ka bërë që lidhja e saj me të shoqin të bëhet ende më e fortë, dhe tanimë dyshen më të përfolur e shohim ngado së bashku.

Sa në pushime, restaurante, vende luksoze e vende nga më të ndryshmet, duke shijuar jetën në maksimum.

Madje, aq shumë janë duke ditur të shfrytëzojnë prezencën pranë njëri tjetrit, sa këtë herë kanë vendosur që të shëtisin me motor e të bëjnë qejf në maksimum. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË