Për pak minuta u ndërpre operacioni i kërkim-shpëtimit për shkak të një lëkundje të fortë tërmeti që u ndje pak minuta më parë.

Të gjitha operacionet u ndërprenë, ndërsa përgjegjësi i ekipit rumun të cilët po punojnë në Durrës, tha në një intervistë ekskluzive për Abc News se po presin mos ka ndonjë goditje tjetër.

Ky ekip është duke zhvilluar kërkimet në lagjen 18 në Durrës, aty ku është shembur një ndërtesë, ndërsa vijojnë kërkimet për 3 persona.

Sipas eksperit 2 prej tyre janë konfirmuar të vdekur.

“Ishte një tërmet. Po presim se mos ka ndonjë goditje tjetër pastaj do të vijojmë me operacionin. Do të flasim me shefin e operacioneve në këtë zonë dhe do të fillojmë sërish.

Shumë i vështirë, kemi hapësira të vogla dhe njerëz të vdekur dhe shumë e rrrezikshme për skuadrën tonë.

Kemi dy të konfirmuar. Ka mundësi që në zonën tjetër të jetë një viktimë tjetër”, tha ai për gazetarin Maksi Rama.

MUND TË JU PËLQEJNË