A keni duke shkuar në palestër vazhdimisht dhe ende nuk keni vërejtur humbje të peshës?

Ekspertët thonë se kjo mund të ndodhë për shkak të kohës në të cilën jeni duke ushtruar aktivitetin fizik.

Disa hulumtues në Danimarkë kanë gjetur ndryshime të dukshme në mes të njerëzve, që ushtrojnë gjatë ditës dhe atyre që u shtrojnë natën. Jonas Treebak, profesor në Universitetin e Kopenhages për gazetën “Te Sun” tregon se ka ndryshime të mëdha në mes të efekteve, që japin aktivitetet fizike gjatë ditës dhe natës. Këto ndryshime kontrollohen nga “ora e trupit”.

Ushtrimet gjatë mëngjesit iniciojnë programe të gjeneve në qelizat e muskujve, duke i bërë ato më efektive ndaj ushtrimeve. Në anën tjetër ushtrimet gjatë natës nuk japin të njëjtin efekt.

Për të realizuar këtë studim, ekspertet përdoren minj. Rezultatet treguan se ushtrimet gjatë mëngjesit janë më efektive dhe rritin aftësinë e muskujve të djegin më shumë sheqer dhe yndyrë në trup.

Si përfundim, ushtrimi i aktiviteteve fizike në mëngjes mund të jetë më i efektshëm, sidomos për njerëzit që dëshirojnë të humbin peshë.

MUND TË JU PËLQEJNË