Regjimi ushqimor së fundmi është kthyer në një trend i cili është përhapur më tepër nga rrjetet sociale.

Ekzistojnë grupe të posaçme në të cilët diskutohet rreth regjimeve ushqimore dhe të ushqyerit shëndetshëm. Ky komunikim, në një mënyrë apo në një tjetër vë konsumatorët përball zgjedhjeve të reja ushqimore. Mes mijërave ushqime të shëndetshme është një suplement i shëndetshëm i cili kohët e fundit po merr një vëmendje të madhe karshi konsumatorëve. Për suplementin që po flasim quhet spirulina.

Çfarë është spirulina?

Ndoshta për ju do duket e çuditshme, por spirulina është ajo alga që lundron në sipërfaqe të liqeneve apo pellgjeve ujore të cilën e kemi parë zakonisht por nuk i kemi kushtuar rëndësi. Vlerat e kësaj alge mrekullibërëse janë të pafundme. Ndoshta do të na duhet të shfletojmë më tepër për të përfituar nga vlerat e saj. Në këtë artikull do t’ju tregojmë mënyrat sesi përdoret por edhe vetitë e saj. Spirulina rangohet si një super ushqim dhe jo më kot, është ushqim që përdoret ne NASA, madje është ndër të paktat ushqime (për të mos thënë të vetmet ushqime), që përmban vitaminën B12. Ka shumë hekur është antioksidant shumë i fortë, ul nivelin e kolesterolit te keq, me veti antikancerogjene dhe është ushqimi më i pasur në botë me proteina natyrale (70% proteina, një zgjedhje efikase për ata që merren me fitness). Ka 50 here me shume hekur se vete spinaqi dhe 6 here me shume hekur se mëlçia e lopës. Largon toksinat nga sistemi nervor, sidomos në rastet e toksicitetit të trurit nga merkuri.

Vlerat shëndetësore të spirulinës

Është e pasur me proteina.

Përveç faktit që ajo përmban 50%-70% proteina, spirulina përmban edhe amino acide të domosdoshme.

Është e pasur me vitamina dhe minerale.

Spirulina së bashku me produktet shtazore dhe ato të bulmetit janë burimet më të pasura të jodit. Spirulina përmban gjithashtu fosfor, magnez dhe kalcium në të njëjtat sasi si qumështi. Për më tepër, ajo është një burim i pasur vitamine K dhe kaliumi. Ajo çfarë e bën spirulinën një ushqim të shkëlqyer është vitamina B12.

MUND TË JU PËLQEJNË