Zëri i saj është shumë i veçantë. Ajo është ndër këngëtaret më të njohura dhe të kërkuara në mbarë trojet shqiptare. Për dekada me radhë, ajo me zërin e veçantë ka argëtuar publikun, duke sjellur këngë të shumta, të cilat janë pëlyqer shumë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur të muzikës popullore, Remzie Osmanin, e cila edhe sot nuk ndalet së publikuari projekte të ndryshme muzikore.

Përveç zërit dhe stilit të veçantë, këngëtarja nga Mushtishti i Suharekës shquhet edhe për bukurinë. Në çdo paraqitje që bën, Remzia duket e rregulluar tejet bukur. Krahas ditëve të sotme, këngëtarja e rregulluar dhe elegante shihet edhe kur ka qenë më e re.

Në disa imazhe të bëra rreth 30 vjet më parë, ajo shihet se edhe atëherë kujdes të madh i ka kushtuar vetes. Në disa imazhe të hedhura në internet, Remzie Osmani shihet se përveç look-ut, nuk ka ndryshuar edhe aq shumë në pamje.

MUND TË JU PËLQEJNË