Këngëtarja e njohur shqiptare Albina Kelmendi, sikur edhe shumica e estradës shqiptare ka shprehur keqardhjen dhe solidaritetin për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, i cili shkaktoi mbi 20 viktima deri më tani.

Këngëtarja e talentuar ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Facebook, për të shprehur mbështetjen për popullatën e prekur, duke u dhënë mbështetje dhe kurajo.

“Të nderuar vëllezër e motra shqiptare, më lejoni të ndaj dhimbjen që ndjejmë me gjithë juve, por edhe të shprehë solidaritetin tonë për të gjithë të prekurit nga tërmeti. Sipas mundësive, ne ofrojmë shtëpinë tonë për strehim dhe banim pa afat e cila gjendet në qytetin e Pejës.
Zoti i ndihmoftë Shqiptarët në këto ditë të vështira! Me mendje dhe shpirt jemi me ju.” : Ka shkruar këngëtarja duke lënë edhe numrin kontaktues, e me këtë rast ka shprehur gatishmërinë për të strehuar të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË