Më nuk do t’i braktisim shtëpitë!Ishte dikur viti 1999,kur ndodhi gjithçka që nuk e prisnim!Vetëm ata që kishin lindur deri dhjetë vjet para luftës së dytë botërore,duhet të kenë ditur kush janë serbët !

Ne që nuk e kishim provuar atë luftë ,mund të ishim edukuar në frymën e tolerancës kushtetuese të mashtrimit,brenda të cilës teorikisht ishte diçka sikur që flet sot Vetëvendosja për qeverinë e tyre të mundshme ,ku ka shumë dëshira ,e pak mundësi!Një plak që ne e quanim të luajtur kur ishim fëmijë,pas vdekjes doli një gjeni,por ai thoshte kështu:
“Rreziku më i madh është kur ke shumë ambicie e pak apo aspak mundësi”!

Puna e fushatës në Kosovë,është si një luftë fisesh!Do të kthehemi pas pak te plaku dhe kënga e krokodilit,jo lotët pra,por kënga e tij!
Janë quar në këmbë të gjitha partitë dhe po flasin për Kosovën e ardhshme!Secili donë të bëhet kryeministër i Kosovës!E kuptoj këtë dëshirë, të të gjithëve ,por brenda kësaj fushate ka diçka “për kurajo”!

Më nuk kemi probleme me Serbinë!Probleme kemi mes vetes,pra ne shqiptarët e Kosovës,sikur edhe mbarë shqiptarët ,kemi probleme fisnore!Me Serbinë ka mbaruar gjithçka!Kur flet secili prej tyre për Serbinë,të gjithë thonë ne do e rregullojmë kështu e ashtu me Serbinë,por askush nuk thotë se ka mundësi të mos i rregullojmë fare ,prandaj ka mundësi edhe të kemi luftë…

Të gjitha flasin më shumë për probleme mes vetes. Vetëvendosja ka probleme me të gjithë,pos me ata të kësaj partie,nëse nuk është ndonjëri hazër për të dalë te këta që u ndanë prej tyre,pra PSD-ia.

Nuk flet askush se Kosova ka punë me Serbinë dhe se aty është krejt problemi i shtetit, i cili duhet ecën tutje me t’u bërë qeveria e re,kushdo që vjen në krye të saj!Jemi të çuditshëm si popull,askush nuk sheh probleme me Serbinë,por secili i sheh si të zgjidhshme problemet,madje edhe Vetëvendosja!

Tash partia e Kurtit po thotë se do të bëjnë reciprocitet me Serbinë, e taksën askund nuk e përmend ….

Shiheni sa të mençur janë Vetëvendosja,pra kanë gjetur zgjidhje e nuk duan të thonë se ne do ta heqim Taksën. Nuk duan ta thonë, sepse nuk dinë a po e humbin apo fitojnë elektoratin?

Vetëvendosja është disi në mes gjenilaitetit dhe çmendurisë!

Ashtu qysh ishte ai plaku që e përmenda!
Ai me tu zgjuar në mëngjes,merrte kërroçen dhe nisej drejtë e në komunë dhe i binte derës së kryetarit të komunës,por krejt kjo ka ndodhur para luftës në Kosovë,bile edhe para masave të dhunshme në Kosovë. Qëllon kryetar një serb dhe hyn ai plaku e i thotë kryetarit:Duhet ta ndërtojë komuna një rrugë këtu e aty dhe lidhet kjo rrugë pastaj me këtë e atë vend edhe del këtu e aty edhe e zgjidh tërë problemin e Kosovës qendrore…

Kryetarët e komunave dikur e kuptojnë me kënd kanë punë dhe, ia bënë rrafsh duke i thënë po mixha filan,kemi për ta bërë kismet dhe ai plaku pyetjen e dytë e thoshte pa ia falur dakikun, e duke i pyetur kur do ta bëni?

Kështu ai nja dhjetë vjet nga shtëpia në komunë,për të njëjtën rrugë të ndërtimit…

Shkojnë dhjetë vjet pas vdekjes së tij e besa edhe 20 pas luftës dhe tash me këto masat e fizibilitetit,del një komision infrastrukture me ekspertë të jashtëm ta studiojë një mundësi për një rrugë asfalti dhe çudia bëhet aq e madhe sa ekspertët e jashtëm,ngulin kunjat e rrugës së re,ama pikërisht ku kishte folur ai plaku i krisur!Këtu e aty dhe andej e këndej edhe katundi bëhen bashkë e do burrave u bie në mendje projekti i atij plakut të çmendur dhe ekspertët e qojnë deri në Gjilan atë farë rruge fjalë për fjalë dhe pikë për pike ku e thoshte mixha S…

Dikur , kapen nja dy veta për fjalën dhe parashikimin e atij plakut. Njëri thotë atij plakut t’i ndërtohet një bust dhe rrugës t’i vendoset emri i tij,tjetri thotë ,po si po ia vëni emrin e një të çmenduri se ai ishte i tillë .

Edhe partitë tona,nuk shohin asnjë problem me Serbinë,por në mes vetes!

Nëse kërcet një luftë,ajo mund të pëlcet mes njerëzve tanë,ashtu sikur më 1997 kur krisi në Shqipëri lufta civile,por po e them mos dashtë Zoti!
Mirë që me Serbinë nuk do kemi probleme dhe kjo i bie që ne nuk do t’i braktisim kurrë më shtëpitë tona sikur në vitin 1999!

Do bëjmë pakt me Serbinë për shtëpitë tona!
Por,janë do parti që nuk e dinë kush është Serbia!Serbia është sikur ajo legjenda e krokodilit,një legjendë kineze e cila shpërfaq miqësinë e lepurit me krokodilin!

Një lepur donte ta kalonte lumin,por sasia e madhe e ujit nuk e mundësonte .Shfaqet para tij një krokodil dhe e pyet lepurin:Çfarë pret ti këtu i dashuri lepur?

Lepuri i thotë se duhet ta kalojë lumin,por tash për tash kjo ishte e pamundur dhe krokodili i thotë lepurit:

Unë jam për t’u bartur mysafirët andej e këndej këtij lumi dhe mund të hipësh në shpinën time edhe të kalojë matanë lumit!Lepuri vendos të hip në shpinë duke paragjykuar besimin në krokodilin.

Hip lepuri në shpinë të krokodilit dhe krokodili nis të këndojë për ushqimin dhe urinë e barkut të tij e lepuri duke u dridhur këndon këngën e vet se po ta dinte nuk do i hipte në shpinë krokodilit. Kur shkuan në mesin e lumit ,krokodili ndali dhe i tha lepurit:
I dashuri lepur:Vonë e këndove këngën e lepurit!
Tashmë duhej ta hante!
Kështu është Serbia!Pak a shumë si ky krokodili i legjendës kineze!Nuk të han pa të fut në mesin e lumit!/ Safet Krivaca/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË