Ndarja e Stresit nga e fejuara e tij, Keisi, ka bërë bujë në media dhe dyshja vazhdon të jetë shumë e komentuar për shkak të postimeve që bëjnë në rrjete sociale. Ata s’kanë reaguar direkt për këtë ndarje, por së fundmi mesa duket Keisi ka bërë një veprim që nënkupton se i ka dhënë duart përfundimisht reperit të njohur.

Deri para pak kohësh atë e kemi parë me unazë në gisht, ndërsa së fundmi duket se e ka hequr, çka nënkupton se ka vendosur që ta mbyllë njëherë e mirë marëdhënin me reperin.

Që pas ndarjes, as Stresi dhe as Kejsi nuk kanë konfirmuar diçka të re në jetën e tyre.

Pavarësisht thashethemeve reperi vazhdon të jetë vetëm, madje disa herë është revoltuar me mediat që ka supozuar për një lidhje të re të tij. As nga Kejsi nuk kemi të reja, ajo vijon të jetojë në Kanada, nga ku herë pas here poston foto e video vetëm ose me miqtë e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË