Pak ditë më parë u paralajmërua projekti i ri i këngëtarit të njohur nga Gjakova, Kati Zhubi.

U tha se këngëtari i tolentuar po sjell këngën me titull “Goce a po vjen”.

Per kete projekt, këngëtari i njohur gjakovar ka punuar me Gëzim Mnerin, tekstshkrues dhe aranzhues i këngës, me Ilir Derjajn si klarinetiste dhe kontribues në këtë këngë si dhe me Hekuran Zogun, apo “Buci Film” për realizimin e videoklipit.

Ky projekt është mbështetur Nga Birra Prishtina e Kroni GMBH.

Ky projekt vjen në prag të festës së 8 marsit dhe gala mbrëmjes tashmë tradicionale në “Grand Oita” në Gjakovë, ku Kati prej gjashtë vitesh e ndezë atmosferen në maksimum dhe e shndërron mbrëmjen në më të përfolurën në Kosovë.

Kati, e vazhdon traditen e muzikës popullore, rrugën e gjyshit e babait. Kati Zhubi nga Gjakova, në qytetin e artit dhe kultures njihet edhe si djali i këngëtarit të mirënjohur, Albert Zhubi./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË