Kripa rozë është më e shtrenjtë se kripa e gjellës. Kjo për shkak se vjen nga larg dhe ofron një numër të madh përfitimesh shëndetësore.

Shpesh, përdoret më shumë për trajtimin e disa problemeve shëndetësore sesa për gatim. Por, a e dini se kripa rozë përdoret edhe për të zgjidhur disa çështje që lidhen me bukurinë?

Kripa rozë nuk është kripë gjelle e ngjyrosur artificialisht.

Ngjyrën e saj unike ia japin mineralet. Për këtë arsye, kripa rozë konsiderohet si kripa më e shëndetshme që mund të gjeni në gjithë planetin. Është gjithashtu një nga llojet më të shtrenjta të kripës.

Një gjë shumë e rëndësishme që duhet theksuar në lidhje me kripën rozë është se ajo vjen vetëm nga një burim dhe ky burim ndodhet në vargmalin e Himalajeve.

Nëse jeni një person i përkushtuar ndaj rutinës së bukurisë, ja si mund ta përdorni kripën rozë në mënyra të ndryshme:

Për detoksifikimin e lëkurës
Kripa rozë është shumë e dobishme për neutralizimin e substancave helmuese dhe pikërisht për këtë arsye mund të mbështeteni tek ajo për detoksifikimin e lëkurës – mund të largojë papastërtitë, mbetjet e grimit dhe toksinat nga poret e lëkurës.

Merrni një lugë çaji kripë rozë dhe treteni në një gotë me ujë të vakët. Përdoreni si shpëlarës përfundimtar sa herë që pastroni lëkurën.

Në fund të një ditë të ngarkuar, mund të shtoni një filxhan kripë rozë në vaskën tuaj për të bërë një detoksifikim të gjithë trupit.

Për të larguar qelizat e vdekura
Është një ide shumë e mirë që dy herë në javë të eksfolioni lëkurën tuaj për të larguar qelizat e vdekura dhe për t’i rikthyer asaj shkëlqimin.

Shtoni disa pika vaj ulliri ose vaj kokosi në një lugë gjelle kripë rozë dhe msazhoni butësisht fytyrën duke përdorur lëvizje të vogla rrethore. Shpëlajeni mirë me ujë të vakët më pas.

Kjo rutinë është e shkëlqyer për të pasur një lëkurë të shndritshme dhe për të mbajtur pikat e zeza larg.

Për të kontrolluar yndyrën e fytyrës
Përdorimi i kripës rozë është i rekomandueshëm nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe dëshironi ta mbani këtë problem nën kontroll me mënyra natyrale.

A e dini se vetitë zbardhuese të kripës rozë mund të ndihmojnë në këtë aspekt?

Në një shishe të vogël spreji të mbushur me gjysmë gote ujë, tretni 1/ 2 e lugës së çajit kripë rozë. Spërkateni në fytyrë sa herë që e shihni lëkurën të shndritshme për shkak të yndyrës.

Më pas fshijeni lëkurën me një letër të butë. Në çast, lëkura juaj do të duket mat. Poret tuaja do të jenë më të vogla dhe vetëbesimi juaj do të jetë maksimal.

Për të trajtuar aknet dhe puçrrat
E njëjta formulë e kripës rozë për të mbajtur nënë kontroll yndyrat e tepërta mund të përdoret edhe për të menaxhuar aknet.

Kjo përzierje mund të aplikohet edhe mbi puçrrat duke i bërë ato të përthahen më shpejt.

Kripa rozë ka veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore të cilat e bëjnë atë efektive kundër akneve. Aplikimi i këtij solucioni disa herë në ditë në zonat me puçrra ju ndihmon t’i largoni ato më shpejt dhe të keni një fytyrë të pastër.

MUND TË JU PËLQEJNË