Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, në garë për të parin e qeverisë do të jenë katër kandidatë. Cilido që do të vjen si kryeministër, Albin Kurti,Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, zgjedhja do të ndodhë në kuadër të koalicioneve të mundshme pas zgjedhjeve.

LDK dhe VV e kanë humbur rastin të garojnë në një listë të përbashkët dhe vështirë do të jetë që ato të bëhen bashkë edhe pas zgjedhjeve sepse, dy partitë që folën shumë për koalicion parazgjedhor, i ndan posti i kryeministrit.

Matmatikat për bërjen e qeverisë dhe zgjedhjen e kryeministrit, do të jenë të vështira dhe japin gjithashtu inercione parallogaritare që LDK-ja ka mundësi të shkojë sërish me PDK-në në një qeveri, sado që të gjithë thonë, se me PDK-në kurrë nuk futen në koalicione.

Kjo e fundit as nuk u ka bërë lutje partive të tjera për ndonjë bashkim forcash për koalicione, por PDK-ja i është kthyer fuqishëm elektoratit në terren. Me rreth 1200 degë e nëdegë, në aktive e në forma të tjera të shtrirjes së saj, PDK-ja mund t’i befasojë të gjithë rivalët politikë në zgjedhejt e tetorit.

Se, PDK e LDK mund të jenë sërish bashkë për një qeveri të ardhme, flasin shumë fakte:
E para është se këtë do ta donin ndërkombëtarët. E dyta, se bisedimet me Serbinë që duhet të përmbyllen me një marrveshje, duhet ta kenë legjitimitetin popullor, sido që të mbyllen ato. E treat, se VV mund të sfidohet nga ndërhyrja ndërkombetare si parti që po zgjerohet edhe në Shqipëri, me tymin e bashkimit Kosovë-Shqipëri, cka mund të rrezikojë stabilitetin e Ballkanit në përgjithësi, bile edhe të BE-së.

Retorikat politike se s’ka asnjë shansë të bëhen bashkë PDK e LDK, janë të paqëndrueshme.Të gjithë e dinë dallimin mes LDK-së dhe PDK-së,por mospërafrimi i LDK-së me VV-n con te konstatimi apo paragjykimi, se LDK-ja e ka kandidatin e vet për qeveri e kjo është PDK-ja dhe se kjo e fundit mund ta votojë Vjosa Osmanin për Kryeministre , për ta evituar një marrje të pushtetit nga VV që mund t’i sjell PDK-së probleme me shkeljet kushtetuese dhe ligjore për mandatet qeverisëse të kësaj partie dhe Hashim Thacit pas luftës.

Mundësia tjetër është që nga një bllok koalicioni të AAK-së me cilëndo parti, postin e kryeministrit ta vazhdojë Ramush Haradinaj, duke e modifikuar taksën, konform kërkesave SHBA-BE. Nuk është e qartë se kush me kë do të shkojë, por nëse ndonjë parti e ka rrugën e hapur te cdonjëra parti tjetër është AAK. AAK parasheh rritje të elektoratit edhe pa PSD, por me këtë të fundit rritja është shumë e sigurtë.

Dihet edhe një gjë: VV më shumë është duke luftuar për të siguruar një mandat qeverisës për ta rrënuar Hashim Thacin dhe PDK-në sesa për cdo gjë tjetër!

PDK e dogji kryeministrin në mandatin e kaluar kur Kadri Veseli e propozoi Ramushin për kryeministër dhe në fund të fundit ai përsëri do të pajtohet që Vjosa Osmani ta ketë këtë post ,vetëm e vetëm të mos merr pushtet VV. / Safet Krivaca /

MUND TË JU PËLQEJNË