Thinjat ashtu si rrudhat në lëkurë, janë zakonisht shenjat e dukshme të fillimit të plakjes tek njerëzit.

Por dalja e tyre, nuk përkon në të njëjtën periudhë për të gjithë. Disa nisin të thinjen rreth mesit të moshës, ndërsa të tjerët shumë më herët. Po çfarë e shkakton daljen e thinjave në moshë të hershme? Ja cilët janë 4 faktorët sipas ekspertëve:

Shmangni stresin

Këtë javë, shkencëtarët nga Unicversiteti i Harvardit në SHBA, treguan përmes një studimi se stresi mund të përshpejtojë daljen e hershme të thinjëve tek një njeri. Studiuesit zbuluan se stresi nxit prodhimin e një hormone, që ndikon në prodhimin e qelizave melanocite, të përfshira në prodhimin e pigmentit të ngjyrës së flokëve. Shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim, të shtojë njohuritë mbi atë sesi varfërimi i qelizave burimore, kontribuon në plakjen në përgjithësi.

Aspekti gjenetik

Thinja e parakohshme, mund të shkaktohet nga sëmu ndje autoimune si vitiligo, dhe alopecia areata. Sindromat e plakjes së parakohshme, ku shpejtohen të gjitha aspektet e plakjes, siç janë progeria Hutchinson-Gilford dhe Sindroma Verner, nxisin gjithashtu daljen e thinjave në një moshë më të hershme. Gjenet mendohet se rregullojnë daljen e thinjave, por shkencëtarët nuk i kanë identifikuar ende ato që janë përgjegjëse për këtë.

Efektet anësore pozitive

Një studim i Universitetit Autonom të Barcelonës në Spanjë, zbuloi se një efekt anësor i ilaçeve të reja të imunoterapisë, është se ato mund të ripërtërijnë pigmentin e flokëve. Nga 52 pacientë me tum or në mushkëri që u morën në studim, tek 13 prej tyre u zbulua se flokët e thinjur errësohen në ngjyrë kafe ose të zezë, si rezultat i ilaçeve.

Thinja të trashëguara?

Pirja e duhanit, mbipesha dhe një histori familjare e fillimit të hershëm të daljes së thinjave, ndihmojnë në këtë fenomen. Sipas “Journal of the American Academy of Dermatology”, më të rrezikuar nga thinjët e hershme, janë ata që kanë pasur një rast të ngjashëm me babain e tyre.

MUND TË JU PËLQEJNË