Disa muaj më parë modelja e njohur kosovare Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe basketbollisti Fisnik Rugova u bënë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Helena, shkruan “Kosovarja”.

Ata nuk hezituar asnjëherë për ta prezantuar vogëlushen para publikut. Nga imazhet që kanë ndarë kohë pas kohe në rrjetet sociale, Helena duket se i ka ngjarë komplet nënës.

Ardhja në jetë e Helenës ka bërë që çifti të ndihen të plotë dhe të shumë të lumtur.

Modelja është e përkushtuar maksimalisht në rritjen e vajzes, por që nuk e ka lënë as vetën dorësh, duke u kujdesur vazhdimisht për format trupore.

E së fundi ajo ka ndarë disa imazhe të së bijës e cila duket se është rritur dhe është bërë edhe më e bukur.

Ajo ka dalë për kafe me nënën dhe tezen e saj, teksa ka shkruar “Me mamasiten dhe tezushin”, në fotot ku shihet edhe vajza e saj e ëmbël./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË