Miriam Cani dhe Alban Skënderaj do të bëhen sërish prindër.
Këngëtari Alban Skënderaj dhe bashkëshortja e tij Miriam Cani, pritet që shumë shpejtë të bëhen sërish prindër.
Shtatzëninë e kanë konfirmuar në koncertin që Albani e mbajti muaj më parë në Prishtinë.
Bazuar në postimet e bëra shihet se Miriami po e shijon mjaft shumë këtë periudhë të jetës, e në foton e fundit të publikuar duket tejet e freskët e veshur me një fustan të gjatë derisa dorën e mban tek barku.
Atë e ka zbukuruar akoma më shumë shtatzënia./Lajmi.net/