Që kur e ka bërë lidhjen e saj publike me djalin e Remzie Osmanit, të gjithë e kanë pritur me padurim dasmën e tyre.

Nuk vonoi shumë dhe Gëzime Krasniqi i dha fund beqarisë me Hamzën, në marsin e këtij viti, shkruan Kosovarja.

Çifti i njohur lanë mbrapa vetes shumë arsye për tu përfolur, pasi organizuan një dasëm madhështore, ku edhe detaji më i vogël tërhiqte vëmendje dhe bënte lajm.

Pasi u shuan fjalët për këtë, menjëherë filluan interesimet rreth Gëzimes, se kur do të bëhet me fëmijë, dhe se kur do të mbetë shtatzënë.

 

Edhe për këtë gjë reja më e përfolur i rahatoi një pjesë të madhe të publikut, pasi javë më parë u kuptua se është në pritje të fëmiut të parë.

Ndonëse tani po shfaqet më rrallë se të tjera herë, kërkesat për paraqitjet e saj më të shpeshta sigurisht se nuk po kanë të ndalur.

Gjithandej po dëgjohen zëra të interesuar se si po duket tani Gëzimja në javët e para të shtatëzanisë, dhe pikërisht për këtë ne iu publikojmë një fotografi të tanishme të saj.

Gëzimja po që po duket se ka filluar të shëndoshet, e cila po duket ende më e bukur dhe tërheqëse. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË