Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka depërtuar mjaftë mirë në skenën muzikore.

Ajo trashëgoi talentin e babait të saj Zeqës, i cili është ndër artistët e respektuar të muzikës së mirëfilltë shqipe, shkruan “Kosovarja”.

Yllka pëlqehet shumë për muzikën që bën dhe vlerësohet për stilin unik që e prezanton para publikut.

Një femër elegante nga e cila priten befasitë çdoherë. Yllka poashtu njihet si një tip shumë e hareshme, argëtohet e lumturohet pa komplekse.

Fotosesionet e saj marrin gjithmonë vëmendje me poza modeleje që i realizon. E ndërkohë që është bërë e ditur shtatëzënia e saj, Yllka duket sa ka ndryshuar edhe në pamje.

Ajo së fundi shihet me bashkëshortin e saj, ku bie në sy fytyra e saj pa grim që e bën të duket shumë më ndryshe se jemi mësuar ta shohim./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË