Alban Skënderaj përmes një postimi në Instagram, ka falënderuar publikun për përkrahjen e vazhdueshme.

Ai ka bërë të ditur se tashmë biletat për koncertin e 27 shtatorit janë shitur dhe thotë se krenaria e tij më e madhe gjithmonë janë publiku.

“Mirënjohjen time nuk dua t’jua tregoj me fjalë por me vepra. Shpresoj të jetë një shfaqje në lartësinë e pritshmërive tuaja. Krenaria ime më e madhe në këtë rrugëtim artistik nuk janë as albumet e as videoklipet apo cmimet e mia, është publiku im!
Faleminderit të gjithëve ”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, “Duam” titullohet projekti i fundit muzikor nga Alban Skënderaj në bashkëpunim me Miriam Canin. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË