Adelina Tahiri është ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe të komentuara në mediat rozë.

Ajo është e kërkuar dhe e dashur kudo në trojet shqiptare. Krahas angazhimeve të shumta, Tahiri aktive për fansat e shumtë po qëndron edhe përmes rrjeteve sociale. Në instagram, ku numëron rreth 400 mijë ndjekës, Adelina po publikon pamje të ndryshme nga përditshmëria e saj, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, bukuroshja nga Maqedonia publikoi dy pamje të bukura në instastory, në njërën prej së cilave shihet me bashkëshortin e saj, Serjozha Markovin. Sipër imazhit të bukur me burrin e saj, Tahiri ka shkruar “Sepse të dua ty”.

Adelina Tahiri i ka dhënë fund beqarisë në dhjetor të vitit 2017, ajo është martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov, me të cilin ka një djalë.

Ndërsa, sa i përket karrierës muzikore, projekti i fundit i Adelina Tahirit “Përgjithmonë”, i publikuar në muajin korrik, i cili deri tani ka arritur mbi 600 mijë klikime në Youtube.

 

MUND TË JU PËLQEJNË