Fytyrat publike shqiptare, qofshin politikanë, këngëtarë, aktorë etj, kryesisht njihen për jetën e luksit që bëjnë.

Veturat e shtëpitë luksoze, pushimet përrallore e veshjet firmato nuk hezitojnë ti prezantojnë para publikut, shkruan “Kosovarja”.

Të gjitha këto gjëra kapin shifra marramendëse të parave, e ky fakt arsyetohet nga ana e tyre kinse me punë e mund i kanë arritur.

Kjo gjë po i irriton qytetarët, të cilët shpërthejnë me komente në rastet kur këto gjëra bëhen publike.

Është modelja e njohur njëherish bashkëshortja e Bleros, Afrona Dika ajo e cila po e reklamon tash e sa kohë qanten e saj të kuqe.

Revista Kosovarja zbulon se e njejta qantë është blerë nga modelja me një çmim marramendës. Sipas shifrave të firmës së njohur Dior e njejta qantë kushton rreth 5 mijë dollarë./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË