Në Njësin Speciale të Policisë së Kosovës, aktualisht shërbejnë 11 gra, prej tyre katër në kampin e Vrellës, ndërsa, 6 në kampin Belvedere.

Njëra prej këtyre grave është 35 vjeçarja, Marigona Beadini. Ajo për Insajderin ka treguar arsyjet e numrit të vogël të grave në polici

“Fillimisht orari është shumë fleksibil. Na jemi në punë gjithmonë. Na ka ndodhë shembull kemi qëndruar deri në orën 10 në mbrëmje. Deri orën 12 në mesnatë ose kemi qëndruar komplet deri të nesërmen. Asnjëherë nuk është një kohë e caktuar që na me ditë qysh është orari fiks. Fillimisht ajo që është më e vështirë për femrat, bile për femrat që janë familjare që janë të martuara me familje është edhe pak ma problem, edhe pse kemi na kolege që e përballojnë mirë punën e vështirë. Pastaj është përgatitja fizike. Mendojmë që nuk mundemi me ia dalë por unë i kisha ftuar dhe e kisha propozuar për të gjitha femrat që e nijnë vetën se paku fizikisht pak të përgatitura edhe të forta, është Njësia që ma se shumti të jep përvojë në komplet organizatën e Policisë së Kosovës”, shprehet Marigona.

Gazeta ka realizuar një reportazh me policen e kësaj njësie, Marigona Beadini. Ajo ka treguar eksperiencat më të vëshitra që është përballur tash e gjashtë vjet në organizatën e policisë.

MUND TË JU PËLQEJNË