Ajo para pak javësh u martua me Veron Selmanin

Lala Limaj, vajza e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj para pak javësh ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me Veron Selmanin.

Dasma e çiftit ishte madhështore, e planifikuar mirë në çdo detaj, shkruan rtv21.tv Pak ditë para dasmës Lala kishte organizuar natën e beqarisë apo siç njihet ndryshe “kanagjegji”.

Në këtë aheng ajo kishte veshur veshjet tradicionale shqiptare, e disa fotografi nga kjo ditë e rëndësishme e saj i ka postuar edhe tash së fundi në llogarinë e saj.

Me dallamë e me dimi ajo dukej më se e bukur e veshja tradicionale i shkonte mjaft shumë. Ndryshe, Lala në vitin 2016 lidhjen e saj me Veron Selmanin, e ka kurorzuar me fejesë në një ceremoni private familjare./21Media

A post shared by Lala Limaj (@limajlala) on

MUND TË JU PËLQEJNË