Sipas DnV’së deri në orën 09:30 kanë votuar 6% e qytetarëve me të drejt vote Demokracia në Veprim (DnV), në një konferencë për media ka deklaruar se në bazë të të dhënave nga terreni procesi i votimit po rrjedh i qetë.

Demokracia në Veprim nga të dhënat deri në orën 09:30 procesi i votimit ka qenë i qetë. Sipas DnV-së, 102 mijë qytetarë e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë përkatësisht 6% e qytetarëve me të drejt vote.

Sa i përket parregullsive në gjetjen e vendvotimit, sipas DnV-së janë evidentuar 3 mijë e 695 raste të tilla.

Ndërsa, sa i përket asistencës për të votuar deri në orën 09:30 janë raportuar 5 mijë e 283 raste në 1 e 809 vendvotime. 46 raste janë shënuar kur një person ka ofruar asistencë më shumë se një herë, me këtë parregullsi prinë Prishtina me 12 raste, pastaj Mamusha 6 raste.

E sa i përket publikimit të votave janë shënuar 29 raste në 23 vendvotime. Këtu prin komuna e Prishtinë me 5 raste, Peja 4, Rahoveci 4 dhe Lipjani 3 raste. Në këtë periudhë kohore kishte edhe parregullsi si qëndrim i më shumë personave prapa kabinave.

MUND TË JU PËLQEJNË