Në Njësinë administrative nr 5 në Durrës ka nisur shpërndarja e ndihmave për njerëzit e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit ku mijëra familje mbetën të pastreha për shkak se shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme.

Në videon e mëposhtme shihen radhët e gjata të njerëzve që janë paraqitur në Pallatin e Sportit ku shpërndahen këto ndihma ndërsa situata ndodhet në kushtet e mungesës së menaxhimit ku njerëzit sipas raportimeve janë future edhe përmes dritareve nëpër depot e shpërndarjes.

Njëra nga banorët dëgjohet në video teksa thotë: “Ja çfarë bëhet, korrupsion i gjallë”.

Ndërsa një banore është shprehur se kërkon ushqime dhe miell ndërsa tregon se është futur në shtëpinë e djalit që ndodhet në emigrim.

“Kërkojmë vetëm ushqime, makarona, oriz, vaj, jam strehuar në shtëpinë e djalit që ndodhet në emigrim për disa ditë”, tha për Fax News një tjetër banore, ndërsa përgjegjësit e shpërndarjes së këtyre ndihmave nuk kanë pranuar të flasin para kamerave.

Ndërkohë disa banorë janë shprehur se herë pas here paraqiten kamionë që bëjnë ngarkesa nga kjo depo dhe largohen duke ngritur dyshimet tek ata që këto ndihma po shiten. Ata shprehen gjithashtu se në pikën e grumbullimit nuk ka ushqime por vetëm batanije dhe veshmbathje.

“Nuk di nga të shkoj, po qëndrojmë me frikë se ka marrë plasaritje shtëpiua, flemë në oborr, asnjë gjë as çadër asgjë nuk na është ofruar. Nuk dimë nga të shkojmë, nuk dimë as ku të ankohemi”, tha një tjetër banore.

“Ka dy ditë që flemë nëpër makina, jemi dy familje, nuk dimë çfarë të bëjmë”, tha një qytetar për Fax News.

MUND TË JU PËLQEJNË