Një femër e pashme e cila nga ekrani televiziv përmes aftësive të saj komunikuese arriti të bëhet ndër më të dashurat për publikun, dhe tani shumë e komentuar.

Moderatorja Kaltrina Mikushnica, njihet si një femër tërheqëse të cilën e do aparati dhe kamera, ngase imazhet që nxjerrë për publikun janë të mahnitshme dhe unike, shkruan “Kosovarja”.

Nga puna e saj si moderatore, përveç afërsisë që ka krijuar me publikun, është vërejtur gjithmonë një sens humori tek ajo, ngase shumë situata i ka shndërruar në humor dhe të qeshura.

Më mirë se asaj nuk i shkon askujt buzëqeshja, e cila duket si rrjedh nga zemra. Modeste dhe të këndshme e kemi parë githmonë.

Se me të vërtetë ka sens humori, Kaltrina e dëshmon nga storia e fundit në Instagram.

Teksa shfaqet e rregulluar bukur thotë se është bërë gati për ‘frajer’, e që dihet se ajo është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

“Kur bohesh gati para fraerit”, ka shkruar ajo teksa në fokus ka vënë grimin që e ka përdorur./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË