Konsumimi i sasive më të mëdha të kafeve mund të ndihmojë në reduktimin e një dëmi që i shkaktohet mëlçisë si pasojë e konsumimit të tepërt të ushqimit apo alkoolit.

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat nga nëntë studime të mëhershme me një total të mbi 430,000 pjesëmarrësve dhe ka zbuluar se duke pirja e dy kafeve ekstra në ditë ndërlidhet me 44% rrezik më të ulët të zhvillimit të cerozës në mëlçi.

Autorët e studimit kanë theksuar faktin se ceroza mund të jetë fatale dhe kështu nuk ka shërim.

Prandaj është e rëndësishme që të zvogëlohet rreziku i zhvillimit të cerozës duke konsumuar më shumë kafe – pije e lirë, e shijshme dhe që ju jep energji.

Ceroza i vret më shumë se një milion njerëz çdo vit anë e mbanë botës. Mund të shkaktohet nga infeksionet e hepatitit, konsumimi i tepërt i alkoolit, çrregullimet e imunitetit, etj.

MUND TË JU PËLQEJNË