Çifti më i ri në estradë po shijojnë mjaft shumë lidhjen.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin po kalojnë ditët më të bukura si çift.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nuk hezitojnë që të ndajnë me ndjekësit momentet më të bukura që i kalojnë bashkë.

Së fundi, ishte Hailey ajo e cila postoi një foto, ku shihet në një moment romantik me këngëtarin.

Dyshja po shkëmbenin puthje pasionante me njëri-tjetrin, ndërsa fotoja pranoi komente dhe pëlqime pa fund nga ana e ndjekësve.

Kujtojmë se Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nuk njihen për ndonjë krizë në lidhje që prej kohës kur e bënë publike këtë romancë. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË