Albërie Hadërgjonaj, një nga këngëtaret më të njohura në vend, ka rrëfyer në media një histori personale më mamanë e saj

E ftuar në emisionin “Oxygen”, Hadërgjonaj ka treguar një copëz vërtet prekëse nga momentet kur takon të ëmën e cila jeton në Deçan.Ajo gjithmonë kur Albërie largohet i hedh ujë, sepse tradita thotë që vajza kështu mund t’i kthehet prapë vitin e ardhshëm.

Por herën e fundit, Albëria u mërzit e doli nga makina. “Kur isha verës sivjet, ajo më hodhi ujë, se e ka zakon më hedh ujë që me i ardh vitin tjetër prapë. U mërzita shumë, e dola edhe njëherë nga makina, e ju ula në gjunjë a besoni. E i thash ‘S’’të dal borxhit kurrë!’,”- u shpreh Albëria e emocionuar.

Familja është një pikë e dobët për të gjithë, e sidomos kur ata i kemi larg, si në rastin e Albëries, lotët janë mëse të kuptueshëm. Alberie tregoi se u largua nga Deçani për të qenë dikushi në jetë. “Shumë punë, shumë lodhje për të arritur këtu ku jam. Gojët e liga nuk i kam dëgjuar, pasi jetën e kam filluar nga zero”, u shpreh ajo.

MUND TË JU PËLQEJNË