Antoneta Patoku, një grua e mbetur pa kulm mbi kokë nga Tirana, po kërkon ndihmë nga qytetarët e Kosovës për ta strehuar atë dhe familjen e saj.

Patoku disa herë radhazi është lutur që t’i sigurohet një strehë pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur të martën Shqipërinë.

“Kërkoj ndihmë, tërmeti ma ka prishur shtëpinë, çatinë. Po flej jashtë me një jetim, ka dy muaj që më ka vdekur goca 15 vjeçe.

Burrin e kam të sëmurë, kam djalin dy vjeç, po rrimë aty në oborr, është ftohtë, kijamet”, ka deklaruar ajo.

Patoku tutje ka thënë se nuk ka as bukë për të ngrënë e as batanije për t’u mbuluar.

“Nuk kam bukë të ha, nuk kam rroba, batanije, vëjeni dorën në zemër. Ju lutem më nihmoni. Jetojmë në qiell të hapur, këtu në oborr”, ka vazhduar ajo.

Për të gjithë ata që mund t’i sigurojnë ndihmë familjes Patoku ky është numri ku mund të kontaktoni me Antonetën, kryefamiljaren: 068 42 087 56 /ZËRI

MUND TË JU PËLQEJNË