Jonida Maliqi këtë herë na prezanton me njërën nga anëtaret e familjes së saj.

Shumë e dashur dhe shumë e njohur për publikun, Jonida Maliqi, së fundi përmes rrjetit social Instagram, ka prezantuar motrën e saj të cilën rrallëherë e shohim tek Jonida.

Jonida në disa intervista ka prononcuar se pëlqen që jetën private ta mbaj për vete.

Këngëtarja ka publikuar fotot, por i ka bashkangjitur edhe një shkrim emocional:

“Gjysma ime me e mire”, shkruan Jonida për të motrën, Xhilda e cila duket si versioni bjonde i këngëtares.

Jonida ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me motrën e cila jeton jashtë vendit. Në një intervistë këngëtarja ka treguar se e motra kërkon perfeksionin tek ajo.

“Unë kam qenë gjithnjë motra e shëmtuar. Kjo sigurisht ka ndikuar, megjithatë Xhilda më ka krijuar një kompleks gjatë gjithë fëmijërisë sime, më thonte je shëndosh , duhet të dobësohesh ki kujdes dhe unë përpara se të vijë Xhilda bëj 2 javë dietë, mundohem të shkoj në aeroport e trukuar. Sa më takon më thotë ça bëre prit të shikoj, hiqi syzet, duhet të vish urgjent në Qipro”, ka shkruar Jonida.

MUND TË JU PËLQEJNË