Është mbajtur një natë më parë mbrëmja gala e çmimeve “Golden Globe”. Në mesin e shumë pjesëmarrësve, vëmendjen e mori Jennifer Lopez, por këtë herë për stilin e saj të veshjes.

JLo u kritikua për zgjedhjen e bërë. Ajo kishte veshur një fustan me ngjyrë ari, jeshile dhe të bardhë me një fjongo të madhe para.

Fansat e kanë krahasuar me një kuti dhuratash për Krishtlindje, duke u argëtuar me veshjen e saj.

Megjithatë J.Lo nuk ishte e vetmja që u krahasua në rrjetet sociale me objekte.

Edhe veshjet e Reese Witherspoon, 43- vjeçare, Cate Blanchett, 50- vjeçare dhe Gwyneth Paltrow, 47- vjeçare tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

MUND TË JU PËLQEJNË