Sjellja jonë ndryshon rreth njerëzve të ndryshëm dhe ne jo gjithmonë mund të jemi të vetëdijshëm për këtë. Ekziston një studim shkencor që shpjegon mekanizmat e fshehur, të cilët “kontrollojnë” atë që bëjmë dhe themi. Pas 3 dekadash studimi për agresionin, profesoresha e psikologjisë, Deborah South Richardson, zbuloi pse sjellja jonë ndryshon në varësi të njerëzve përreth dhe çfarë i shkakton ndryshimet në sjelljen tonë.

Si mund ta parandalojmë këtë në të ardhmen?

Pavarësisht se ku dhe me kë jemi, ne shpesh veshim një fytyrë të gëzuar dhe sillemi në mënyrën më të sjellshme të mundshme para të tjerëve, sepse duam të shfaqemi të kulturuar. Por kur vijë në shtëpi ose jemi nën shoqërinë e njerëzve të afërm, çlirohemi menjëherë.

1. Ne mendojmë se marrëdhënia jonë është mjaft e fortë dhe mund ta durojë këtë.

Ne ndihemi më të qetë duke qenë vetvetja me njerëzit që duam. Por të jesh vetvetja do të thotë të tregosh çdo anë të karakterit, përfshirë edhe anën e keqe. Një studim konfirmon që ne jemi të prirur për të lëshuar pa vetëdije zemërimin ndaj njerëzve me të cilët ndjehemi më pranë, sepse besojmë ses marrëdhënia jonë me ta është mjaft e fortë për ta duruar këtë. Sa më shumë i afrohemi dikujt dhe sa më shumë besim të krijojmë, aq më shumë i shtyjmë kufijtë e asaj marrëdhënieje.

2. Ne ndihemi më pak të sigurt për të qenë vetvetja rreth njerëzve të rinj.

Kur takojmë njerëz të rinj, ne nuk tregojmë me të vërtetë atë që jemi. Ata nuk mund të shohin se kush jemi në të vërtetë derisa të afrohemi më shumë. Edhe nëse ata na shqetësojnë, ne nuk do të bëjmë ndonjë gjë, sepse nuk e dimë se si do të reagojnë. Përkundrazi, kur të afërmit tanë na shqetësojnë, ne mund ta nxjerrim lehtësisht atë që kemi brenda. Në fakt, për shkak se jemi kaq të afërt me familjen, jemi më të prirur për të qenë të hapur rreth gjërave që nuk na pëlqejnë tek ata. Ne ndërtojmë një marrëdhënie me ta dhe e dimë që nuk do të rrezkohet nëse mërzitemi apo bërtasim.

3. Ne nuk tolerojmë cilësitë negative të njerëzve me të cilët kalojmë më shumë kohë.

Sa më shumë kohë të kaloni me dikë, aq më pak tolerantë bëheni ndaj gjërave të tyre negative. Kjo nuk do të ndodhë me të huajt, sepse nuk kaloni shumë kohë me ta për të zhvilluar këtë intolerancë rreth karakteristikave të tyre personale. Edhe nëse diçka ju shqetëson, ju nuk e thoni, sepse e dini që nk do të rrini me ta për shumë kohë.

Tani që e dimë pse sillemi në këtë mënyrë me të dashurit tanë në krahasim me të huajt, le të shohim se çfarë mund të bëjmë për të parandaluar këtë lloj sjelljeje në të ardhmen:

a. Merrni pak kohë pushim nga të dashurit tuaj, kur e shihni të nevojshme. Nëse qëndroni larg tyre për pak, do të jeni në gjendje të vlerësoni më shumë anët e mira që zotërojnë.

b. Kaloni kohë me të dashurit tuaj në shoqërinë e të tjerëve.

Kur jemi në shoqërinë e njerëzve me të cilët kemi një marrëdhënie sipërfaqësore, fillomë të sillemi më me edukatë dhe mirësi. Kjo sjellje vlen edhe për të dashurit tanë.

MUND TË JU PËLQEJNË